Mbrëmjen e djeshme u përhap lajmi se Aleksandër Furxhi kishte rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe për këtë shkak kishte anuluar transmetimin e emisionit. Por në një reagim të pak minutave më parë në rrjetet sociale, Furxhi shkruan se kjo nuk është e vërtetë, dhe se gjithçka është bërë për të marrë ca klikime më shumë.
“Mbreme disa portale njoftuan se kisha rezultuar pozitiv me Covid 19. Thjesht nuk eshte e vertete! E di qe nuk skuqen nga turpi ata qe e perhapen thashethemin per ca klikime me shume.
Respekt per ata gazetare qe me shkruajten dhe nuk u rreshtuan me te marret e qytetit qe po hidheshin ne lume te nxirrnin gurin e budallait! Faleminderit miqve dhe dashamiresve qe u shqetesuan! Rrofshin te marrët, i kemi si kripa ne gjellë!”, shkruan Furxhi në rrjetet sociale, i cili është njëherësh dhe bashkëshort i ish-ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.
Mbrëmë u tha se Furxhi ishte me temperaturë prej disa ditësh, dhe nuk kishte shkuar për të bërë emisionin e tij të përjavshëm, situatë e cila kishte sjellë panik te punonjësit e tjerë të televizionit.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
