Pak orë nga nisja e procesit zgjedhor të 25 Prillit, kandidatja e LSI në qarkun e Elbasanit, Mimoza Trimi ka reaguar në lidhje me lajmet se ajo është kapur në makinë me para gati për të blerë vota.

Trimi ka përgënjeshtruar kategorikisht këto lajme. Ajo i kërkon atyre që kanë nxjerrë lajmin që të bëjnë të ditura provat për atë që thonë, duke shtuar se do të bëjë denoncim që sonte.

Reagimi:

PËRGËNJESHTROJ ABSOLUTISHT KETE LAJM TE PAVËRTETË! Do te merren organet kompetente për këtë Shpifje dhe unë që sonte do bëj Denoncim dhe jam gati të përballem me këdo që ka nxjerrë këtë lajm te pavërtete!Te nxjerri faktet kushdo që pretendon që unë Mimoza Trimi kam bërë këtë veprim!Dua video fakte SEPSE NUK LEJOJ ASKËND TË MË PRISHË IMAZHIN SEPSE NDJEJNË HUMBJEN!

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re