Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Peqin e Albi Bashaliut. Një burim pohoi se viktima mund të jetë qëlluar për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe jo hakmarrjes.

I njëjti burim saktësoi se një ditë më parë, Albi është kërcënuar nga persona të paidentifikuar në fshatin dhe ku u ekzekutua, pasi ka dyshime për një ngarkesë të kapur në kufi me Greqinë që mund të ketë sjellë ekzekutimin e Bashaliut.

Nga burimet mësohet se viktima në këtë rast ka pasur një borxh prej rreth 200.000 eurosh, personave të ndryshëm që  dyshohet se e kanë eliminuar.

Me daljen e detajeve të reja pas ekzekutimit, pista e hakmarrjes bie,por grupi hetimor është duke i hetuar të dyja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re