Pas ftesës për të dëshmuar në Hagë, Ali Ahmeti mund të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të BDI-së, pasi procesi i dëshmisë dhe intervistimit nga prokurorët e dhomave të specializuara duke se do të jetë i gjatë, duke ia pamundësuar Ahmetit kryerjen e detyrave si kryetar partie, shkruan Gazeta Express.

Ahmeti pritet që në fund të këtij muaji të udhëtojë për në Hagë, ndërsa diçka konkrete sa i përket dorëheqjes do të ketë në muajin shtator.

Organet partiake si duket janë të papërgatitura për këtë situatë, dhe për të caktuar një pasues të tij në pozitën e kryetarit të partisë.

Në BDI është dëshmuar se figura e Ali Ahmetit është unifikuese dhe ka shuar çdo tentim për përçarje.

Nga burime jozyrtare përflitet edhe emri i Artan Grubit që mund të jetë kryetar i BDI-së deri në kongresin e ardhshëm partiak.

Grubi vjen nga pozita e zv/kryeministrit të parë të shtetit, që në këtë rast është pozita më e lartë që mban një shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko