Gazetarja Anila Hoxha ka ironizuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Hoxha shkruan se dikush duhet t’i thotë që do të jetë ministre dhe në Qeverinë Rama 3.
Sipas saj, Gjonaj ka bërë katër herë ceremoni për reformën në drejtësi, ndaj nuk ka nevojë të shqetësohet pasi kryeministri duket se e ka mendjen që e do në kabinet sërish.
“U torturua ministrja e drejtësisë Etilda Gjobaj. Katër herë ka organizuar cermoninë për reformën ne drejtesi. Vu marrëveshjet për burgjet, më fantastiku premtimi për një burg të ri. Aman do ja thotë ndonjë që do jete ministre dhe tek Rama 3, që të fleme rehat dhe ne të tjerët”, shkruan gazetarja.
