Ka ndërruar jetë në spital, 65 vjeçari Konstandin Sylari icili u transportua me urgjencë në spitaline Lushnjës pas aksidentit të ndodhur në rrugën rurale “Krutje-Imshte’ në vendin e quajtur “Kthesa e Ngurrezë”. Mjetit tip kamionçinë ka përplasur një motoçikletë.

Sylari po drejtonte motoçikletën ndërsa u transportua me urgjencë për në spital pasi mbeti i plagosur rëndë. Fatkeqësisht, 65 vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

VIDEO/ Aksident në Lushnje, kamionçina përplas motorin, plagoset rëndë drejtuesi (EMRI)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re