Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka kërkuar largimin nga vendi ynë, të ambasadorit të OSBE, Berndt Borchard, për gjestin e tij fyes ndaj shqiptarëve ditën e djeshme kundrejt banorëve të Unazës së Re, ku ai u tregoi gishtin e mesit.

Vasili shkruan se Borchard nuk është as OSBE as Europa dhe, sipas tij ai është një individ i akaparuar.

“Ky nuk është OSBE, ky nuk është Europa, ky është thjesht një individ i akaparuar,”-shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë:

Jashtë nga Shqipëria, Borchard!- shkruan Vasili në Fb. – Ky halabak, që guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptarëve! Ky që qepi gojen për votimet puniste të 30 qershorit. Ky që mbylli gojën për raportin e OSBE/-ODIHR për 30 qershorin. Ky që paturpësisht ndryshoi fjalën brenda natës për drogën, që mbuloi Shqipërinë.

Ky që në 2008 i bëri duart flakë, kur duatrokiste shkatërrimin e Kushtetutës dhe zgjedhjeve.

Ky nuk eshte OSBE,ky nuk Europa ky eshte thjesht nje individ i akaparuar.

Presim tane qe Edi Rama t’ja marre perqafe gishtin qe ngriti Borchard dhe ti kerkoje atij ndjese ,hë jepi Edi ç’pret?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re