Interi u mund nga Bolonja ditën e djeshme në shtëpi, me miqtë që ndonëse gjatë gjithë pjesës së dytë ishin me 10 lojtarë, i morën një fitore të madhe zikaltërve.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Antonio Konte u shfaq shumë i irrituar, ku sipas mediave italiane të bërtiturat e trajneri në dhomat e zhveshjes ishin të mëdha.

“La Gazzetta dello Sport”, shkruan se te Interi do të ketë një revolucion në verë, ku 6 lojtarë janë të sigurt se do të largohen. Bëhet fjalë për Godin, Vesino, Galjardini, Biragi, Mozes, Borha Valero dhe Sançez.

Konte do të kërkojë një skuadër konkurruese për sezonin tjetër dhe për këtë arsye kërkon lojtarë të mëdhenj në ekip.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re