Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e Erion Veliajt me urdhër të SPAK, duke u shprehur se kryetari i Bashkisë u dërgua në qeli pa gjyq.

“Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment”,”– tha Kryeministri, duke theksuar se nuk do t’i mbajë më për vete opinionet e tij.

Rama ironizoi opozitën duke u shrehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Edi Rama: U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time.

Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i bufit të kënetës, U përndezën nga era e mishit me gjak dhe vijnë kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria.

Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment”. Nuk do i mbaj më për vete opionet e mia.

Opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundura, ska pse t mos shprehim opinionet publike që janë të nevojshme në këtë fazë. Heshtja jonë i ka ndihuar instituiconet e drejtëssë, por u mungon kritka konstruktive, për ti vënë në dukej të metat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko