Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me ndihmën e saj në mëngjesin e 26 nëntorit kur vendi u godit nga tërmeti 7 ballësh.

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se të gjithë trupat e emergjencave civile shkuan në hotelet e miqve të kryeministrit Edi Rama dhe të tjerët i lanë në mëshirë të fatit.

“I kam çuar njoftim policisë në 5 pa 5 se kisha njoftime se në Hotel Mira Mare kishte ulërima. Dhe dolën të gjithë të vdekur. U turrën të gjithë tek hotelet e miqëve të Ramës. U lidha me drejtorin e Policisë së Durrësit. Në momentin që më ka ardhur informacioni nga banorët e zonës kam marrë drejtorin e Policisë,”-tha Kryemadhi në emision.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re