Skip to content

U vaksinua me AstraZeneca, gruaja habitet me shpërfytyrimin që pësoi

Vaksinimi me AstraZeneca dhe alergjia që është shkaktuar më pas, ka bërë që një grua të duket ndryshe në pamje, gjë që e ka vënë re vetë. Ajo thotë se pas vaksinëns i dukej vetja si një ‘njeri elefant’ dhe këtë e ka parë disa orë pasi u vaksinua.

Ajo u zgjua në mëngjes, i ndjeu qerpikët shumë të fryrë dhe u shtang kur pa në pasqyrë se sa e ënjtur ishte fytyra e saj. Menjëherë ajo njoftoi mamanë e saj dhe shkuan në farmaci.

Pasi mori disa anti-alergjikë për tre ditë, fytyra e Vickyt u kthye në normalitet dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në punë.

Megjithatë, pavarësisht nga kjo përvojë e keqe, Vicky Richardson, nga Fareham, Hampshire, Angli, u bën thirrje britanikëve që ‘t’i besojnë shkencës’ dhe të vazhdojnë të vaksinohen.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb