Një 18-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë si pasojë e një tromboze. Mediat italiane raportojnë se Camilla Canepa iu nënshtrua një operacioni për të hequr trombin dhe për të ulur presionin në tru por nuk mundi të mbijetonte.

E reja ishte vaksinuar me AstraZeneca më 25 maj, ditën kur kjo vaksinë nisi t’u behet edhe personave mbi 18 vjeç.

“Fatkeqësisht, disa orë më parë, Sestri Levante u godit nga një zi që ne kurrë nuk dëshironim ta jetonim,” u shpreh kryetarja e bashkisë Valentina Ghio.

“Administrata komunale dhe i gjithë qyteti mblidhen rreth familjes së vajzës që u shua sot. Në këtë moment dhimbjeje unë shpreh gjithë dashurinë dhe afërsinë time me familjen e Camilla-s.”

/faxweb