Aleko Myrtollari, 46 vjeçari që plagosi bashkëshorten e tij Manjola Myrtollari u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici pas disa ditësh në arrati. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës. Pas krimit, autori u arratis ndërsa bashkëshortja u transportua me urgjencë drejt Tiranës në gjendje kritike për jetën.

Gazetari Roland Beqiraj raporton se Aleko Myrtollari ka qëndruar i fshehur në disa banesa të të afërmve të tij në fshatrat e Korçës deri mbrëmjen e djeshme kur u dorëzua në polici. Kanë qenë të afërmit e Myrtollarit që e kanë bindur autorin 46 vjeçar të dorëzohet në polici.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë xhelozia. Ka qenë vajza 16-vjeçare që ka gjetur nënën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. Thuhet se çifti kishte prej kohësh grindje dhe se 46 vjeçari konsumonte alkool. Ata kanë jetuar në Tiranë por ishin kthyer në Korçë një muaj më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re