Është gjetur automjeti luksoz tip ‘Range Rover’, i cili u vodh një ditë më parë, teksa ishte parkuar afër portit të Durrësit.

Mësohet se policia ka gjetur mjetin në zonën e Fushë-Krujës, pranë shkollës në Thumanë.

Kujtojmë se automjeti u denoncua i vjedhur me thyerje mëngjesin e djeshëm në lagjen 4 të qytetit, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj.

Mjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re