Skip to content

U votëbesuan në Parlament, dy ministrat e rinj të Qeverisë, Delina Ibrahimaj dhe Ervin Mete betohen tek Presidenti Begaj (FOTOT)

Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama” pasi u votuan në Kuvend gjatë ditës së sotme, janë betuar para pak minutash para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Bëhet fjalë për ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Financave, Ervin Mete.

Ditën e sotme në Kuvend u miratuan vendimet për lirimin e Delina Ibrahimajt nga detyra e ministres së Financave, për t’u emëruar në postin e ri.

Sipas burimeve , ceremonia e betimit u mbajt rreth orës 17:00 në institucionin e kreut të shtetit.

“”