Skip to content

U votua në Senat, kush është kreu i ri i NASA-s

Ish-astronauti amerikan dhe ish-senatori i shtetit të Floridas, Bill Nelson, është emëruar presidenti i ri i Agjencisë Kombëtare të Hapësirës (NASA).

Kandidatura e Nelson u pranua unanimisht në votimin në Senatin Amerikan.

Nelson u emërua nga Presidenti i SHBA Joe Biden, kandidatura e tij u pranua në 28 prill dhe u dërgua në Senat për miratim.

Nelson, 78 vjeç, u bë kësisoj kreu i 14-të i NASA-s.