Një ditë më Partia Demkratike ka zhvilluar votimet në qarkun e Tiranës, ku anëtarësia ka votuar për kandidatët që do të vijojnë në fazën tjetër të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Ndër emrat e kandidatëve për deputetë ishte edhe emri i futbollisti të kombëtares Andi Lila. Ndërkohë pas votimeve Andi Lila ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke falenderuar të gjithë atë që e konfirmuan sot në listën e kandidatëve për deputetë në Degën e Partisë Demokratike, Kavajë.

“Sot u votua për listen e kandidatëve për deputetë në Degen e Partisë Demokratike Kavajë. Me këtë rast, i falenderoj të gjithë demokratet e Kavajës, jo vetem për konfirmimin tim për të vijuar këtë garë,po për konfirmimin e të gjithë listës pasi vetem të bashkuar do ta fitojmë betejen e 25 prillit,” shkruan Lila.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re