Gjokë Gurra, 57 vjeçari që mbeti i vrarë pasditen e sotme bashkë me të birin në Dukagjin ka punuar si efektiv i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008 kur edhe është larguar nga policia.

Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin Eduartin, punë të cilën kanë që 15 vite që e bëjnë.

Gazetari Simon Shkreli raportoi se babë e bir kishin shkuar në fshatin Sumë për të parë shtëpinë që iu kishin djegur një natë më parë, kur janë zënë pritë nga autorët e paidentifikuar.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje dhe priten më shumë detaje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko