Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, ka sjellë detaje të reja nga vrasja e së dielës, 1 qershor, ku mbeti i vdekur Pjetër Kaza, 57-vjeç.

Kaza sapo kishte lënë punën e tij në minierë dhe si çdo mbrëmje po kthehej në banesën e tij në Tale të Lezhës aty ku jetonte me familjen.

Ishte ora 1 e mëngjesit e datës 1 Qershor kur ai ndërsa po bëhej gati të hapte portën e madhe të banesës së tij, teksa e ndanin vetëm pak hapa nga qetësia e banesës, një tytë arme me 12 plumba që derdhi zjarr pareshtur drejt trupit të tij, i mori jetën pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi duke e shpuar tej e përtej.

Mendohet se autori apo autorët kanë përdorur një armë zjarri silenciator, për të mos u dëgjuar krismat pasi plumbat nuk u dëgjuan nga askush, as nga vetë familjarët e tij të cilët duhet të prisnin mëngjesin, për të kuptuar se i afërmi i tyre kishte humbur jetën tragjikisht në derën e banesës, ndërsa ata e prisnin si zakonisht të kthehej në banesë.

Policia grumbulloi në vendngjarje të paktën 12 gëzhoja plumbash dhe mori dëshmitë e para për krimin.

E para që iu përgjigj hetuesve ishte bashkëshortja e viktimës e cila konfirmoi se e gjeti të shoqin të vrarë në orën 5 të mëngjesit, edhe pse nuk kishte dëgjuar asnjë krismë, që t’i tërhiqte vëmendjen.

“Bashkëshortja e viktimës deklaron se e gjeti të vrarë bashkëshortin në orët e para të mëngjesit, dhe makina ishte ende e ndezur. Ajo tha se bashkë shorti nuk ruhej për shkak se kishte humbur 2 vëllezër për motive gjakmarrje dhe i treti ndodhej në burg”, thuhet në dëshminë e bashkëshortes së Pjetër Kazës para grupit hetimor.

Vrasja e Pjetër Kazës riktheu edhe njëherë hijet e frikshme të një gjakmarrje mes fiseve Kaza dhe Gjini mbi 30-vjeçare, që deri më sot ka prodhuar 5 viktima.

Përplasja e fisit Kaza me atë Gjini e ka gjenezën në vitin e largët 1994.

Plot 31 vite më parë, koha kur nisi edhe një gjakmarrje që duket se vazhdon edhe sot.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko