Detaje të reja dalin nga krimi makabër në Dragostun të Librazhdit ku Qemal Bici, pasi vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Menturie Bici u vetrëvarë në një pemë në oborrin e shtëpisë.

Sipas të ëmës, Qemal Bici e dhunonte rregullisht Menturie Bicin dhe ishte vazhdimisht i alkoolizuar.

Në një intervistë të dhënë për Fax News, Hatixhe Rruplli, nëna e viktimës ka thënë se nuk do t’a fali kurrë dhunën e ushtruar dhe vrasjen e të bijës së saj.

“Më këputi shpirtin, pse të ma bëjë këtë gjë. Fëmijët i ka marshalla si yje, 100 mijë herë e kam denoncu. Ndaje po se deshe ndaje i thosha, po jo të ma vrasi. Nuk ke punë të vrasësh fëmijën tim se nuk ja ke dhënë ti jetën. Unë si nonë nuk e fal gjakun e hasmit, kurrë në botë, ai t’më vrasë fëmijët unë t’a fal? Jo nuk ndodh kurrë kjo gjë”- u shpreh e ëma e viktimës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re