Grei Bihuci, 19 vjeç u vra me thikë ditën e sotme në qendër të Fierit, pas një sherri banal.

Shokët e klasës së 19-vjeçarit kanë përlotur me mesazhin prekës në rrjetet sociale.

Lexo edhe :Related Posts

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona”, shkruajnë nxënësit e shkollës profesionale “Petro Sota”.

Grei u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Policia ka arritur të ndalojë autorin 20-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re