Ka mbërritur në vendlindje trupi i pajete i 33-vjeçarit, Alfons Kola, nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia te Italisë nga bashkëfshatari i tij, Petrit Gega.

 

Ngjarja ndodhi një javë më parë, ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur ne Shqipëri, ku dhe do t’i jepet lamtumira e fundit të dielën e 11 qershorit, në fshatin e tij Kallmet te Lezhes.

 

Familja e viktimes dhe autorit të dyshuar te ngjarjes, jetojne në të njejten lagje dhe sipas banoreve te zones kishin marrëdhenie të mira. Ende motivet e krimit nuk jane zbardhur ndersa për ngjarjen është tronditur i gjithë fshati i Kallmetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re