Trupi i pajetë i Anxhelina Petros ka mbërritur në Berat. Ditën e nesërme, 29 vjeçarja që u vra barbarisht nga babai i saj do të përcillet për në banesën e fundit.

Ndërkohë që sot, trupi i saj i është dorëzuar nënës dhe familjarëve të tjerë që e reja kishte në Berat.

Vajza u vra nga babai dhe u gropos në oborrin e shtëpisë. Vrasësi është detyruar të dëshmojë pas këmbënguljes së policisë dhe gabimeve të shumta që e kanë tradhtuar gjatë hetimit policor.

29-vjeçarja Anxhelina Petro kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë shkaktonte debate të ashpra me të atin, i cili ishte kundër. Vajza ishte e pavarur, pasi punonte në një dyqan në Korfuz dhe nuk banonte më me të atin.

Afgani deklaroi për mediat greke se i kishte propozuar për martesë Axhelinës.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re