Më shumë se 1 mijë njerëz u mblodhën për të kryer homazhe në nder të kujtimit që Ornela Morgan la pas. Ajo së bashku me dy djemtë e saj u ekzekutua nga i shoqi këtë fundjavë.

Babai i tyre, një rreshter policie në Bronxville, tërhoqi këmbëzën drejt bashkëshortes dhe dy fëmijëve, përpara se të vetëvritej.

“Ne krijuam një raport shumë të mirë menjëherë. Ajo nuk ishte vetëm mësuesja ime, ajo u bë një figurë nënë për mua,” tha një grua e quajtur Karishma për Ornela Morgan.“Ajo gjithmonë sigurohej dhe pyeste për të parë nëse isha mirë”, shtoi mes lotësh ajo për ish-mësuesen e saj.

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende vijojnë hetimet, ndërsa theksohet se të katër viktimat kishin plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, e cila u gjet në vendngjarje.

Katër trupat u zbuluan nga policia e New Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New York City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville. Autori e filloi karrierën e tij në Departamentin e Policisë së Neë York-ut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë. Ai u gradua në rreshter në vitin 2016. Ndërsa shqiptarja punonte si mësuese në një shkollë publike në New York.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re