Një nga familjarët e Hamide Magashit që u vra mbrëmjen e sotme nga ish-bashkëshorti ka deklaruar për mediat se 35-vjeçarja do të lindte nesër.

 

Rexhep Brahimi është shprehur se e reja kishte qëndruar e martuar rreth 3-4 muaj e më pas ishte ndarë nga Sokol Halili, i cili dyshohet se është autor i ngjarjes së rëndë që ka tronditur vendin.

 

“Ka qenë e martuar në Godanc, nja 3-4 muaj e martuar. Ka pasur mosmarrëveshje me burrë e me familje, diçka s’janë ra razi edhe mes policisë, mes socialit, u nda. Ka qëndruar në shtëpi të vetën deri tash kur i ka ardhur koha për lindje. Tash ka ardhur koha me lindë. Ka qenë e martuar, 3-4 muaj ka ndenjur të burri. Policia krejt e ka ditë rastin, se nëpërmjet policisë u nda kjo çikë”, ka thënë ai, raporton Kosovapress.

 

 

 

 

Sipas tij, ditëve të fundit, ajo nuk kishte kishte treguar nëse ka pasur kërcënime nga bashkëshorti i saj me të cilin ishte në proces divorci.