Skip to content

U vra nga efektivi i policisë, Meta vizitë në familjen e Klodian Rashës

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një efektiv policie në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 8 dhjetor në zonën e Laprakës.

“News 24” raporton se Meta është pritur nga babai dhe e nëna e Klodianit dhe të afërm të tyre.

Sipas familjarëve, Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment për shkak se sipas tyre presidenti nuk ka dashur që kjo vizitë të politizohej.

Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës solli reagime të forta, deri në protesta të dhunshme për disa ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm.