Një vajzë adoleshente është vrarë nga i ati në Kembrixh pasi ajo e kishte dërguar në gjykatë për abuzim seksual ndaj saj.
Scott Walker, 51 vjeç, është akuzuar për vrasjen e 17-vjeçares Bernadette Walker, ku sipas policisë kishte krijuar aleancë me nënën e saj Sarah për të mbuluar vdekjen e saj.
“Bernadette Walker, u pa për herë të fundit më 18 korrik të vitit të kaluar kur babai i saj Scott Walker, e dërgoi në shtëpinë e gjyshërve, dhe trupi i saj akoma nuk është gjetur “ tha prokurorja Lisa Wilding në Gjykatatën e Kembrixh.

Sipas prokurores babai i vajzës dhe nëna e saj Sarah Walker, kishin krijuar një “aleancë ” në një telefonatë 9 minutëshe më 18 korrik, për të mbuluar vdekjen e Bernadette.
Mamaja e saj nuk e raportoi të zhdukur në polici deri më 21 korrik, thotë prokuroria
Zonja Wilding tha se Bernadette, e cila mbante syze dhe i kishte flokët shumëngjyrëshe, ishte përshkruar nga miqtë e saj si person i mbyllur por aktive në rrjetet sociale..

Më 16 korrik, ajo i tha mamasë së saj se babai i saj “kishte abuzuar seksualisht me të për disa vite”, tha zonja Wilding.
Ajo vazhdoi: “Nëna dhe vajza folën për atë pretendim atë natë dhe në mëngjesin tjetër Sarah i tha Bernadette se nuk e besonte.
Të nesërmen, u vendos që Bernadette të shkonte dhe të kalonte natën me gjyshërit e saj derisa gjërat të qetësoheshin.”
Babai i Bernadette e la atë në shtëpinë e gjyshërve të saj në mbrëmjen e 17 korrikut dhe ai e mori sërish mëngjesin tjetër, thonë prokurorët.

“Që nga dita kur ajo u zhduk ajo nuk ka përdorur rrjetet sociale, llogaritë bankare dhe nuk është parë në asnjë vend.
Ajo supozohet e vdekur dhe, siç do të kuptohet më vonë , ka të ngjarë që trupi i saj të jetë hedhur, ndoshta në fshat në orët që pasuan vrasjen e saj”– tha prokurorja.
Prokuroria pretendon se Scott Walker vrau Bea për të mos lejuar që ajo të ndiqte më tej akuzat e saj për abuzim seksual.

“Në 11.23 të mëngjesit më 18 korrik, telefoni i Scott Walker, i cili zakonisht ishte në përdorim të rregullt, ishte i fikur.
Ai qëndroi jashtë deri në orën 12.54 të pasdites dhe prokuroria thotë se në atë 1 orë e gjysmë ai vrau Bea. Kështu ai telefonoi të shoqen për të kërkuar ndihmën e saj dhe për të fshehur krimin”-tha zonja Wilding.
Ajo tha se prindërit e Bernadette “në mënyrë egoiste dhe të pamëshirshme” gënjyen sikur ajo ishte gjallë për të mbrojtur vetëm veten e tyre”.
“Të dy u arrestuam gjashtë javë më vonë, dhe gjyqi vazhdon akoma “-tha zonja Wilding.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re