Një 41-vjeçar u ekzekutua paraditen e kësaj të enjteje në Fier. Viktima i identifikuar si Elton Javori, i cili kishte vetëm 2 javë që ishte kthyer nga Gjermania,  ishte ndjekur prej disa ditësh nga ekzekutori i tij Agim Gashi, 35 vjeç.

 

Pasi ka dalë nga shtëpia me makinë, Elton Javori është ndjekur përreth 100 metra nga ky automjet tip “Benz” brenda të cilit ndodhej  Gashi. Pasi është afruar, ai e qëlloi atë me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.

 

Deri më tani ende nuk dihen arsyet që çuan në vrasjen e 4-vjeçarit, por mësohet se para dy javësh Elton Javori kishte patur një konflikt me Agim Gashin.

 

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. Menjëherë pas ngjarjes janë sekuestruar kamerat përreth vendit ku ndodhi vrasja, falë të cilave u bë edhe identifikimi i tij.

 

Ndërkohë shumë postblloqe janë ngritur për kapjen e tij përgjatë autostradës Fier-Vlorë, pasi mendohet se autori është larguar drejt qytetit bregdetar.

 

Elton Javori rezulton të jetë nipi i Medi dhe Demir Backës, të vrarë në vitet 1997 dhe në 2021. Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997 në Masakrën e Levanit, ndërsa Demir Backa ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Fierit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re