Detaje të tjera dalin nga vrasja e Demir Backës në Fier mbrëmjen e sotme. Mësohet se ai është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa. Ky i fundit është një personat e përfshirë në masakrën më të madhe që është shënuar në historinë e Shqipërisë.

Masakra e Levanit konsiderohet si më e madhja që ndodhi gjatë trazirave të vitit 1997 ku në rrethana ende të paqarta u vranë 24 persona gjatë një përplasjeje me armë që zgjati për më shumë se dy orë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re