Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot heronjtë e 2 prillit. 30 vite më parë, më 2 prill 1991 regjimi komunist vrau katër djem të rinj në Shkodër.

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë dëshmorët e demokracisë.

Basha shkruan në rrjetet sociale se kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që kanë nisur.

“30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar”, shkruan Basha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Si sot 30 vjet më parë, më 2 prill 1991, regjimi gjakatar i Partisë së Punës vrau pa mëshirë dhe qëllimisht 4 djem të rinj, bij të Shkodrës dhe pishtarë të demokracisë.

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u qëlluan nga falangat e regjimit që po jepte shpirt, sepse guxuan t’ia thonë në sy dhe publikisht diktaturës në panik se koha e saj kishte përfunduar dhe shqiptarët kishin zgjedhur lirinë dhe Europën.

Ai lumë njerëzish të lirë që vërshoi në rrugët dhe sheshet e Shkodrës dëshmoi se edhe në momentet më të vështira dhe përballë tiranisë më të pashpirt, shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë lirinë me çdo çmim.

Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë.

Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë.
Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot.

30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Si sot 30 vjet më parë, më 2 prill 1991, regjimi gjakatar i Partisë së Punës vrau pa mëshirë dhe qëllimisht 4 djem të…

Posted by Lulzim Basha on Thursday, April 1, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re