Skip to content

U vranë pas një konflikti/ Durrës, zbulohen identitetet e dy viktimave (EMRAT)

Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy personat të cilët mbetën të vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Manzë të Durrësit.

Mësohet se ngjarja ndodhi pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta.

Nga hetimet paraprake të policisë, janë identifikuar autorët e vrasjes së tyre.

Ndërkaq, policia është vënë në kërkim të njërit prej autorëve.