Një ditë pasi një prej futbollistëve të Bylisit rezultoi pozitiv me Covid 19, një lajm i mirë vjen nga Superliga, ku të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi i skuadës kanë rezultuar negativ.

Eridon Qardaku doli dje pozitiv me COVID_19, një lajm që tronditi Superligën pasi mund të vendosej në pikëpyetje nisja e kampionatit, që do të ndodhë pikërisht sot.

Vetë futbollisti shkodran kërkoi test të dytë dhe sot janë kryer 27 tamponë të cilët kanë dalë të gjithë negativë. Në këtë mënyrë Bylis do të luajë sot pasdite ndeshjen me Tiranës, sipas programit që është parashikuar me nisjen e Superligës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re