Familja e të vetmes vajzë të arrestuar nga operacioni “Never Forget”, Klea Gjata është kërcënuar nga familjarët e viktimave. Ajo u arrestua në sajë të deklaratave të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani që çoi pas hekurave 12 persona.

 

Lajmi është konfirmuar nga avokati, Detar Hysi. Ky i fundit thotë se policia dhe prokuroria kanë tejkaluar kompetencat, pasi nuk kanë verifikuar dhe konfirmuar thëniet e një të penduari brenda 3 ditësh.

 

Ai bën apel që te merren masat ligjore për sigurimin e jetës së qytetarëve. Artan Tafani rrëfeu me dhjetra ngjarje kriminale dhe zbardhi 6 vrasje, të gjitha këto të kryera nga grupi i Laert Haxhiut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re