Gjyakat e Posaçme ka caktuar masën e siguriseë ‘arrest me burg’ për Erion Trungun, Inspektorin e Tatimeve, që u vu në pranga pak ditë më parë. Ai dyshohet se ka kryer vepren penale korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas SPAK, Trungu merrte rryshfet nga biznese të ndryshme në kryeqytet për të mos i ndëshkuar në rast kur ata kapeshin në shkelje. 37 vjecari u arrestua në flagrancë dhe gjatë prangosjes ju sekuestruan në cilësin e provës materiale 5 mije euro, të cilat i kishte marrë në formë rryshfeti nga nje biznes në Kamëz.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re