Pasditen e 14 shtatorit 2019 shqiptari Eugert Merizaj vrau 30-vjeçarin Hamawand Ali Hussain pas prishjes së pazareve të drogës. Së fundmi në gjyq është mësuar se një papagall u trondit dhe fluturoi nga kafazi i tij pasi Hussain u qëllua për vdekje me një armë gjahu në një shtëpi në një rrugë Hartlepool. Pronari i papagallit, David Walker, ka vështirësi në dëgjim dhe i tha policisë se ai nuk dëgjoi asgjë, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi i tij. Prokurori Francis Fitzgibbon tha në gjykatë:

Diçka e tronditi papagallin e David Walker dhe ai fluturoi nga kafazi i tij. Walker pa nga dritarja e tij tre burra duke vrapuar pastaj një burrë tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj një i pesti doli nga shtëpia dhe mbylli derën.

Ali Hussain, 30 vjeç, u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në rrugën Charterhouse nr 25, jashtë Oxford Road, në Hartlepool nga shqiptari Eugert Merizaj por ky i fundit e mohon vrasjen. Merizaj u arratis pas vrasjes por u arrestua në Belgjikë në shtator të vitit të kaluar dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me gjyqin.

Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt – Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u shpallën fajtorë për vrasjen e zotit Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar. Njeriu i katërt që u gjykua për vrasjen, Anxelo Xhaferi, 25 vjeç nga Acton Street në Middlesbrough, u lirua nga të gjitha akuzat. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës – Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu dhe të gjithë janë në arrati. Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti me dyshimin për vrasje.

Prokuroria pretendon se Kadiu dhe Merizaj drejtuan bandën shqiptare të drogës që ra në mosmarrëveshje me Hussain. Prokuroria pretendon se Xhaferi veproi si një “ndërmjetës” për bandën dhe Hussain dhe ishte çelësi që Hussain të vinte në shtëpi më 14 shtator 2019. Të martën, gjykata mësoi se Merizaj ishte në kontakt të vazhdueshëm me Kadiun, Pirijen dhe Markun dhe se ata u takuan në një shtëpi në Bolton më 5 shtator një takim që prokuroria thotë se ishte për të planifikuar vrasjen. Më 13 shtator, prokuroria thotë se Merizaj dhe anëtarët e tjerë të bandës së supozuar ishin të gjithë në Hartlepool gati për të vrarë Hussain, por se ai nuk mund të kontaktohej në telefon. Më 6 shtator, prokuroria thotë se Merizaj u kap duke blerë një sëpatë, doreza, lidhëse kabllosh, litar të bardhë najloni, një kaçavidë. Të njëjtat sende u gjetën në shtëpinë në rrugën Charterhouse në Hartlepool, pas vdekjes së Hussain. Sendet e blera nuk ishin përdorur por ato u gjetën në dollapët e kuzhinës në shtëpi. Sëpata e blerë u gjet e mbuluar me gjakun e Hussain “sepse ishte shumë afër tij kur u vra”.

Prokuroria thotë se edhe pse Merizaj ishte i përfshirë ngushtë në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Hussain. Arma e cila u përdor për të vrarë Hussain i cili jetonte me gruan e tij dhe dy fëmijët në Billingham nuk është gjetur kurrë. Pamjet e sigurisë nga një dyqan pranë rrugës Charterhouse kapën një nga burrat duke ikur nga shtëpia me një çantë për të cilën prokuroria thotë se kishte armën. Prokuroria thotë se Hussain u josh në shtëpi me pretekstin e shikimit të një vendi të ri të mundshëm për një fermë kanabisi. Gjykata mësoi se arsyeja e vërtetë kishte të ngjarë të ishte për një borxh ose mosmarrëveshje droge.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re