Skip to content

U zbut Rama apo Meta? Lesi flet për ‘pranverën’ qeveri-presidencë: Oligarkët janë shqetësuar

Afrimi i presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe është tema e diskutimit në pjesën e tretë të emisionit në Open në Top Channel.

Sipas botuesit Nikoll Lesi nuk ka një ndryshim në qëndrimin e Ilir Metës, por ka ndryshuar qëndrim Edi Rama.

“Unë nuk shikoj një ndryshim të Ilir Metës në raportin me Edi Ramën. Ilir Meta po mban marrëdhënie kushtetuese. Ka një ndryshim të mazhorancës. Mazhoranca është zbutur dhe ka ndryshuar qëndrim ndaj Ilir Metës”- tha Lesi.

Sipas Lesit nuk ka pranverë mes Metës dhe Ramës, ndërsa paralajmëroi edhe një “2 mars të dytë”. Sipas Lesit, të vetmit që janë shqetësuar janë oligarkët.

“Oligarkët janë shqetësuar, janë mbledhur edhe në kafe”, tha Lesi.