Regjisori dhe karikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu kaqenë i ftuar në studion e emisionit “Të vaksinuarit” moderuar nga Aulon Kalaja në Fax News ka folur mbi situatën aktuale brenda PD.

Kapexhiu cili u zgjodh si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në kuvendin e datës 30 Prill, tha se tashmë partia ishte më e bashkuar.

Ndërsa më tej ai zbuloi se kishte pasur edhe kontakte me deputetët të cilët nuk kishin marrë pjesë në Kuvendin e 30 Prillit. Teksa foli për kontaktet me Berishën, Kapexhiu tha se ky i fundit ishte tepër i përpiktë në kthimin e përgjigjieve.

Kapexhiu: Është një gjë e bukur dhe unë i falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar por edhe ata që nuk më kanë votuar sepse edhe ata kanë ndonjë arsye. Pa dyshim duke qenë për herë të parë në një këshill partiak kam detyra të cilat besoj se do i kryej mirë sepse kështu besojnë edhe të tjerët. Por vura re se emrat kandidatë ishin emra me vlerë. Njerëz publikë të cilët kanë dhënë kontribute.

Sa i takon Berishës, Unë gjatë kësaj kohe nuk kam qenë në parti dhe nuk kam patur shkëmbime mesazhesh. Por kam vënë re një gjë. Mjafton një mesazh, menjëherë vinte përgjigjia, aprovimi apo falenderimi. Më bënte përshtypje kjo gjë sepse kjo jo vetëm të kënaq por edhe të mobilizon. Prandaj më ka bërë jashtëzakonisht përshtypje ky komunikim me përgjigjie të menjëhershme.

Pyetje: A është bashkuar PD?

Kapexhiu: Për mua po. Në Prill u rithemelua plotësisht. Tashmë PD ecën vetë. Ne që jemi në këtë rithemelim, i ftojmë edhe të tjerët të cilët janë pak me vonesë megjithaatë edhe vonesa ka arsye. Le të vijnë, janë të mirëpritur në gjirin tonë.

Pyetje: Pse nuk vijnë?

Kapexhiu: Kontaktet e fundit i kam patur në facebook apo whatsaap, duke u dërguar edhe karikatura duke u thënë kjo është rruga e drejtë duke u bërë thirrje që të rikthehen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re