Është Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, politikani nga Shqipëria që uroi për zgjedhjen si kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, teksa ka treguar se ka marrë shumë urime për postin e ri, ka thënë mesazhe ka marrë edhe nga Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti si dhe nga politikanët shqiptarë, ku në mesin e tyre ka qenë edhe kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha.

“Kam marrë mesazhe urimi prej spektrit vendor dhe ndërkombëtar. Kam marrë mesazh urimi nga ushtruesja e detyrës së presidentit, zonja Osmani. Kam marrë mesazh publik nga kryetari i VV’së z.Kurti, kam marrë mesazh privat prej kryetarit të AAK-së, kam marrë telefonatë të drejtpërdrejt prej z.Basha në Shqipëri”, tha Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetari i ri i LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Musta dhe kryesia e tij hoqën dorë pasi morën rezultate të ulëta në zgjedhje.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re