Por fituesi, Maguito Vilela, nuk ishte në dijeni të rezultatit. Kjo pasi që nga mesi i nëntorit, Vilela ka qenë në koma të induktuar, pasi po merr trajtim për COVID-19 në një njësi të kujdesit intensiv.

Në moshën 71 vjeçare, ish-senatori doli pozitiv për coronavirus më 20 tetor. Ai u shtrua në spital një javë më vonë dhe u intubua më 30 tetor, raporton bbc.

Ai doli nga terapia intensive  më 8 nëntor, por u rifut përsëri më 15 nëntor, kur gjithashtu përparoi në një balotazh të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Të Dielën, Vilela u zgjodh me 52.6 për qind të votave. Kur rezultati u njoftua, ai mbeti pa ndjenja në një respirator në një gjendje të qëndrueshme, njoftuan media lokale.

Pas fitores së tij, u mbajt një lutje për të në një konferencë shtypi. Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga viruset në botë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re