Skip to content

U zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar/ Paloka zbulon lëvizjen e radhës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mbrëmjen e sotme Edi Paloka u zgjodh në krye të Këshillit Kombëtar të PD me 132 vota.

 

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se nesër do të zhvillohet një protestë e heshtur përpara komisariateve të policisë në rrethe për vetvarjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në Kavajë.

 

Ndërsa në Tiranë, Paloka tha se do ketë një protestë të heshtur përpara Kryeministrisë.

 

“Dua të falënderoj anëtarët e Këshillit Kombëtar. Falenderoj për mbështetjen që më dhanë për t’u rizgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar. Miratuam një rezolutë që përcakton qëndrimin e PD-së për zgjedhjen e Presidentit. Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që përcakton linjën e PD-së. Një tjetër vendim është që nesër në gjithë Shqipërinë, do ketë një protestë përpara gjithë komisariate në rrethe për aktin e rëndë që ka ndodhur ku një njeri u gjet i vdekur në qelinë e Komisariatit të Kavajës. Pavarësisht se cili është fakti dhe e vërteta që do dalë nga hetimi, ky është një akt i rëndë që bën përgjegjës policinë e Shtetit. Nuk është i vetmi. Nesër në orën 8 përpara të gjithë Komisariate, ndërkohë në Tiranë do ketë protestë të heshtur përpara Kryeministrisë”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë