Gjykata e Apelit ka shtyrë për nesër shqyrtimin e ankimit të zyrtarëve të FSHF kundër masës se “pezullimit nga detyra”.

Shkak i shtyrjes u bë kërkesa e avokatit mbrojtës për të përjashtuar nga trupa gjyqtarin Genti Shala. Për t’i dhënë kohën e nevojshme mbrojtësit për të paraqitur me shkrim dhe në formën e kërkuar nga ligji kërkesën për përjashtim seanca u ndërpre dhe u shty për në 18 mars, ora 10:00.

Zyrtarët e federatës, mes të cilëve Presidenti Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku, u pezulluan nga detyra nga Gjykata e Tiranës, për shkak të hetimeve të nisura për manipulime me zgjedhjet, duke vendosur shtyrjen e tyre deri në hetimin e plotë të çështjes.

Përmbaruesi ka ekzekutuar vendimin e gjykatës kundër presidentit të federatës duke ndaluar asamblenë e paligjshme që mendon të zhvillojë FSHF.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko