Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 14 majit, ku në rrjetin  social ‘Facebook’ i ka bërë thirrje këshillave bashkiakë të zgjedhur që të kryejnë detyrën e tyre në interes të qytetarëve.

ILIR-META_frame_60060-1280x720

Meta shkruan se këshilltarët bashkiakë të opozitës të cilët janë votuar dhe zgjedhur nga qytetarët duhet të punojë për të forcuar mardhënien me këta të fundit dhe t’i tregojnë se do të garantojnë transparencë dhe do të jenë në mbrojtje të interesit publik.

Postimi i plotë:

Do doja t’ju ftoja për të bërë edhe detyrën më të rëndësishme, përveç punës tuaj me përgjegjësi si këshilltarë në këshillat e reja të bashkive, lidhjen e përditshme me komunitetin, me grupet e interesit, dëgjimin e tyre, marrjen e mendimeve të tyre.

Mendoj se është e domosdoshme ta forcojmë këtë raport me qytetarët dhe ky raport forcohet vetëm duke treguar në mënyrë të vazhdueshme, të përditshme, që ju jeni garantë të transparencës, të llogaridhënies, të mbrojtjes së interesit publik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re