Ditën e djeshme bashkëshorti i shtetases Shpresa Hasramaj denoncoi zhdukjen e kësaj të fundit në një grykë të Malësisë së Madhe duke thënë se ishte vetëhedhur. Ndërsa sot, policia ka dalë me njoftimin zyrtar ku bëhet me dije se ishte gjetur trupi i pajetë i saj.

Dyshimet paraprake janë se është vetëhedhur, por ndërsa nuk bëhen me dije ende motivet, dyshimet kanë vazhduar për të përcaktuar saktësisht shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i Plotë:

Malësi e Madhe, Shkodër

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për kërkimet për shtetasen Sh. H., 48 vjeçe, që dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re