Aida Shtino, e cila u zhduk nga ekrani që pas emisionit të saj të famshëm “Njerëz të Humbur”, është shfaqur sot për herë të parë, në krah të politikanëve opozitarë.

Aida Shtino është pjesë e Partisë Republikane të Fatmir Mediut, ndërsa sot ka qenë e pranishme në momentin kur aleatët e Lulzim Bashës firmosën për koalicionin opozitar.

Shtino ndodhej në krah të Mediut, ku pasi firmosën marrëveshjen me 10 pika, shtrëngoi duart me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të koalicionit, Mediu ka deklaruar se kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re