Skip to content

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet i pajetë trupi i 57-vjeçarit portugez në Sarandë

WhatsApp Image 2025 07 28 at 12.18.12 770x433 1 1

Një 57-vjeçar nga Portugalia, i cili u zhduk ditën e djeshme pasi hyri në det për t’u larë është gjetur sot i pajetë.

Ai u raportua i zhdukur pasditen e të dielës në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fu zhduk pasi hyri ne det per tu lare gjendet i pajete trupi i 57 vjecarit portugez ne sarande%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebNjoftimi i policisë:

 

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.