Skip to content

U zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialise. Çështja do t’i kalojë për miratim seancës plenare.