Federata Ndërkombëtare e Notit ka ndaluar Anita Alvarez që të garojë në Budapest.

 

Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar.

 

25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e fundit deklaroi të enjten se ishte e bindur që Anita do të vazhdonte të përfaqësonte vendin e saj pasi t’i nështrohej analizave.

 

Fuentes u filmua duke u zhytur në pishinë për t’i shpëtuar jetën Anita Alvarez, e cila humbi ndjenjat gjatë notit dhe përfundoi në fund të ujit.

 

Trajnerja nuk hezitoi të hidhej në ujë, teksa rojet e shpëtimit vëzhgonin notaren teksa zhytej në ujë.

 

“Ajo nuk dëshiron të largohet nga këtu me foton e saj pa ndjenja në fund të pishinës”, tha Fuentes.

 

Por zyrtarët e FINA-s i i thanë ekipit amerikan të notit të sinkronizuar se Anita nuk mund të merrte më pjesë në Kampionatin Botëror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re