Një 22-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi është konfliktuar për motive të dobëta me një 17-vjeçar, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. B., 17 vjeç, banues në Nikoliq, Has, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Shtetasi T. M., pas konfliktit, ka tentuar të largohet me një mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar me forcë shërbimet policore. Policia ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e 22 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua për motive të dobëta me një shtetas dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 22 vjeç, banues në Bardhaj, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. B., 17 vjeç, banues në Nikoliq, Has, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Shtetasi T. M., pas konfliktit, ka tentuar të largohet me një mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar me forcë shërbimet policore.

Gjithashtu u procedua shtetasi E. B., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re