Identifikohen emrat e personave që u përfshinë në një konflíkt të dhūnshëm në Tiranë, që çoi në arrestimin e tre personave.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha”. Pas hekurave përfunduan dy vëllezërit Besim Sokolajk, 44 vjeç, Shkëlqim Sokolaj, 48 vjeç, si dhe Edmond Gosturani, 25 vjeç.

Ndërkohë, që ata akūzohen se kanë dhūnuar shtetasin Xhuljo Musa. Ky i fundit bëri edhe denoncimin në polici se për motive të dobëta, pas një sherri të ndodhur të shtunën rreth orës 13:30 në Tiranë, si fillim e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe më pas me një thíkë në krahun e djathtë.

Po ashtu është plāgosur me thíkë edhe Marvano Qerimi. Mësohet se vëllezërit Sokolaj kanë një lokal dhe kishin të punësuar si kamerier kushëririn e Xhulio Musait. Bazat raporton se para dy ditësh një klient e ka ofenduar kamerierin dhe ai ia ka kthyer. Kjo nuk është pritur mirë nga pronarët e lokalit dhe janë konfliktuar me të. Pjesë e konfliktit u be dhe kushëriri si dhe shoku i tij Marvano Qerimi dhe Denis Musa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re