Një 17 vjeçar ka plagosur me mjet prerës një 15 vjeçar si pasojë e një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit rreth orës 18:15.

Ndërs bëhet me dije se 15 vjeçari është nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekim.

Shtetasi N.M, 17 vjeç, autori i dyshuar për ngjarjen është arrestuar nga policia dhe ndodhet në ambientet e Komisariatit të Pogradecit.

Ndërkohë grupet e posaçme po punojnë për zbardhjen e detajeve.

Njoftim policie

Pogradec/Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një 15-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re